Mirësevini në CDE
Qendra për Arsim Demokratik, organizatë jofitimprurëse, është themeluar në dhjetor të vitit 2001. Që prej fillimit, Qendra ka kryer veprimtari të shumëllojshme profesionale me trajnime, konferenca, forume, seminare, botime etj., me pjesëmarrjen e një numri të shumtë bashkëpunëtorësh, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, me profil të spikatur akademik e profesional.
Ligjëruesit dhe trajnerët që do të udhëheqin programet e trajnimit

Adriola Kanakçiu
M.Sc. Adriola Kanakçiu, ka kryer studimet bachelor dhe master i shkencave me rezultate të shkëlqyera, ka përvojë të pasur në arsimin fillor. Është pjesëmarrëse aktive në kualifikime e trajnime të shumta, nga dhe në institucione të ndryshme arsimore.

Anita Muho
Dr. Anita Muho është lektore në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës,

Danjela Dimitresku
M.Sc. Danjela Dimitresku ka kryer studimet bachelor dhe master i nivelit të parë për gjuhë angleze ku është nderuar me Medalje të Artë

Desara Karaj
M.Sc. Desara Karaj ka përvojë të gjatë e të pasur, ka kryer studimet bachelor dhe master i shkencave në histori dhe mësimdhënien e historisë si edhe për edukimin në distancë.

Iris Gjinovci
M.Sc. Iris Gjinovci ka përfunduar studimet në degën Gjuhë-Letërsi në Unversitetin e Tiranës dhe më pas ka vazhduar studimet në Gjenevë, Zvicër dhe Londër, Angli.

Jonida Beluli
M.Sc. Jonida Beluli është mësuese e fizikës dhe informatikës në gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë. Studimet, në fizikë dhe master në informatikë, i ka kryer në në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës

Liridon Maliqi
M.Sc. Liridon Maliqi ka kryer studimet themelore dhe ato të masterit në Fakultetin e Edukimit – Universiteti i Prishtinës. Veprimtarinë në arsim, e ka filluar në cilësinë e mësimdhënësit e më pas zëvendës drejtorit dhe drejtorit në shkolla të Prishtinës.

Mirjana Canellari
M.Sc. Mirjana Canellari ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Shkencave të Natyrës, dega Matematikë dhe master në “Politika dhe Drejtim Arsimi”. Ka përvojë gjatë e të pasur në arsimin e mesëm.

Osman Buleshkaj
Dr. Osman Buleshkaj ka kryer studimet master i shkencave në fushën e edukimit në universitetin e Kalgarit, Kanada, dhe studimet doktorale i kreu në universitetin ISSBS në Celje, Slloveni, në fushën e shkencave sociale. Veprimtaria e tij është fokusuar në udhëheqjen arsimore dhe manazhimin e njohurive.

Tomorr Plangarica
Prof. dr. Tomorr Plangarica është punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, studiues në fushën e gjuhësisë e shkencave të ligjërimit, me përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies në universitet dhe hulumtim.

Valentina Gjika
M.Sc. Valentina Gjika ka kryer studimet universitare në mësuesi, profili matematikë-fizikë, Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND), master i shkencave, me përvojë më shumë se 30-vjeçare në arsim si mësuese dhe më pas drejtuese e suksesshme në disa institucione arsimore parauniversitare.

Vjollca Vladi
M.Sc. Vjollca Vladi ka kryer studimet e larta në arsimin fillor dhe master i shkencave në “Politika dhe Drejtim Arsimi”, ka përvojë të pasur në arsimin fillor.