info.cde@cde.edu.al
Na ndiqni:

‘Qendra për Arsim Demokratik është organizatë profesionale dhe e pavarur jofitimprurëse, që mbështet ndryshimet dhe zhvillimin e arsimit duke kryer një sërë veprimtarish intelektuale në fushën e trajnimit, konsulencës, hulumtimit, menaxhimit arsimor dhe botimeve.’

Slogani ‘Ne sjellim ndryshimin’ shpreh vendosmërinë tonë për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Ndryshimi është zhvillim. Ndryshimi i vazhdueshëm është nxitës dhe kultivues i vlerave. Ndryshimin tashmë e kanë ndier dhe ndiejnë në punën e tyre të gjithë bashkëpunëtorët dhe përfituesit e shërbimeve tona.

Në 20 vjet të veprimtarisë sonë, duke u mbështetur në përvojat më të mira të mësimdhënies dhe të zhvillimit të arsimit në vendet më të zhvilluara, CDE është bërë kultivuese, nxitëse dhe përhapëse e risive dhe praktikave më të mira, e ideve moderne dhe novatore, bazuar në doktrinat më të përparuara. Tashmë teoria dhe praktika që ka promovuar CDE-ja janë mbisunduese në tërë sistemin e arsimit parauniversitar dhe universitar, në mbarë hapësirën shqiptare dhe e kanë shndërruar CDE-në qendër të ekselencës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sukseset na bëjnë krenarë dhe të vendosur për të vazhduar ecjen përpara, por na duhet edhe ndihma juaj, për të korigjuar vetveten, na duhen sugjerimet dhe vërejtjet e bashkëpunëtorëve dhe përfituesve për shërbimet dhe veprimtaritë tona. Jemi të interesuar për pikëpamjet, idetë, mendimet dhe çfarëdo tjetër ju kërkoni nga ne. Kjo është organizata juaj, andaj na ndihmoni të përmbushim më mirë misionin tonë. Mirëpresim komentet tuaja, pyetjet, pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

Shpresojmë të shpenzoni disa minuta për të vizituar faqen dhe profilin tonë për të njohur më mirë CDE-në.

Së bashku, mund të bëjmë edhe më shumë për arsimin, prandaj bashkohuni me ne!

Bardhyl Musai
Drejtor Ekzekutiv